Neymar është i artë; fiton më shumë se e gjithë skuadra e Atalantës

Dueli  i cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve të kësaj të mërkure mes Paris Saint Germainit dhe surprizës Atalanta përfaqëson një përballje të fortë mes stilesh ku spikat një e dhënë; Neymar me pagën e tij prej 36 milionë Euro duke përfshirë dhe bonuset, përfiton sa e gjithë Atalanta e marrë së bashku.

Me investimet milionere dhe rekordin e shpenzimeve, Paris Saint Germain është shndërruar në dominuesin absolut të futbollit francez dhe ëndërron që të jetë i tillë edhe në Evropë ku nën drejtimin e pronarëve të rinj, asnjëherë nuk e ka kaluar pragun e cerekfinaleve të Ligës së Kampioneve. Këtë vit PSG do të ketë përballë Atalantën që e ka bërë programimin, organizimin taktik dhe punën me talentet si pikën e saj të fortë.

Por nëse bëjmë krahasimin me pagat e futbollistëve të të dyja skuadrat, diferenca është e jashtëzakonshme. Neymar për të cilin PSG vendosi një rekorf në merkato duke e blerë për 222 milionë Euro nga Barcelona, sipas ‘L’Equipe’ ka një pagë bruto 36 milionë Euro. Te Atalanta më të paguarit janë Duvan Zapata, Luis Muriel dhe Alejandro Gomez, 1.2 milionë Euo neto për sezon që shkon në 1.8 milioinë së bashku me bonuset. Të gjithë futbollistët e Atalantës në total përfitojnë 33-36 milionë Euro në sezon, një shifër kjo që është e përafërt me pagën e cdo sezoni të Neymar

Po kështu Paris Saint germain paguan me më shumë se 16 milionë Euro në sezon Kylian Mbappe dhe 11 milionë Euro Thiagio Silvën. Në total treshja sulmuese e PSG, Neymar, Icardi e Mbappe kanë në total një pagë prej 55 milionë Euro në sezon

Treshja e sulmueseve më të paguar te Atalanta, Zapata, Muriel e Gomez në total kanë një pagë 5 milionë Euro në sezon. Dhe futbollisti I 7 më I paguar I PSG, paredes me 7 milionë euro përfiton më shumë se këta lojtarë.

Kështu PSG-Atalanta që do të luhet të mërkurën vë përballë 2 botë dhe 2 filozofi të ndryshme; klubi më ‘glamour’ I kryeqytetit francez dhe ai I Bergamos, qytetit të vogël me 120 mijë banorë që ka krijuar vendin e tij në mes të të mëdhenjve të Italisë. Diferenca që do të anulohen në mbrëmjen e 12 gushtit në Lisbonë kur britaniku Anthony Taylor do të startojë sfidën historike për të dy klubet.

Sfidanti.al