Në Spanjë janë të sigurt, Neymar Jr dëshiron kthimin me cdo kusht të Barcelona dhe është gati të bëjë gjithcka për ta bërë këtë dëshirë realitet. Sipas të përditshmes ‘El mundo Deportivo’ që është shumë pranë klubit katalanas, sulmuesi 28 vjecar ka refuzuar ofertën prej 100 milionë Euro të Paris Saint Germainit për rinovimin e kontratës që skadon në 2022, sigurisht pa rritje të pages. Media spanjolle është e sigurt se Neymar dëshiron të përqafojë sërish Messin e të tjerët të Barcelona dhe për t’ia arritur qëllimit është gati të pranojë edhe një përgjysmim të pagës së tij
Aktualisht, Neymar me kontratën me PSG përfiton 50 milionë Euro në sezon dhe këtu perfshihen edhe bonuset që siguron si imazhi i National Bank të Katarit. Ndërsa Barcelona nuk mund t’i ofrojë një pagë më të lartë se 20 milionë Euro, që është shifra që Neymar merrte nga klubi katalanas në 2017 kur edhe u largua për të shkuar në drejtim të Paris Saint Germainit, një sakrificë të cilën sulmuesi duket i gatshëm për ta bërë.
Tjetër problem në këtë histori është edhe cështja e marrëveshjes mes dy klubeve. Pandemia coronavirus duket se do të ndryshojë perspektivën e klubeve në merkaton e transferimeve, sidomos atyre që janë mësuar të bëjnë shpenzime të cmendura. Në Spanjë theksojnë se nëse Neymar do të shprehet i bindur për t’u larguar nga Paris Saint Germaini, barcelonës do t’i duhet të derdhë në arkat e klubit parizien 180 milionë Euro, shifër kjo që është dhumë e lartë. Pikërisht për këtë arsye, nëse konfirmohet vullneti i Neymar për të lënë Paris Saint Germainit atëherë lind nevoja e gjetjes së alternativave, sic është përfshirja në tratativave të lojtarëve të tjerë apo gjetja e një formule të re transferimi.
Sfidanti.al