Në Francë kampionati është mbyllur dhe tashmë janë përcaktuar skuadrta kampione, PSG, ato që do të luajnë në Evropë dhe ato që ranë nga kategoria dhe këto përcaktime u bënë në bazë të renditjes së fundit të klasifikimit. Një prej skuadrave më të penalizuara nga ky vendim është Olympique i Lyonit, i cili e pa veten në vendin e 7 në momentin e marrjes së vendimit që e lë atë jashtë kompeticioneve evropiane. Presidenti Jean Michel Aulas, ishte i ashpër në qëndrimin e tij teksa kundërshtoi me forcë vendimin e marrë nga Liga Franceze e Futbollit.
‘Po dëmtojmë veten. Ndalimi i kampionatit iu kushton shumë klubeve dhe vetë Ligës-tha Aulas-Në thelb jam dakord me atë cfarë deklaroi Le Graet që donte të conte kampionatin deri në fund dhe unë jam 100% dakord. Në fillim ishte një gabim politik. Përse duhet të nxitohemi për të thënë se do të jetë e pamundur të luhet futboll deri në gusht? Nuk e dimë nëse vendet e tjera do të gjykojnë njësoj’
Aulas u desh të mbrohej edhe nga akuzat e atyre që thanë se ai nuk do të reagonte me forcë nëse Lyoni do të renditej i dyti. Vlen të kujtohet se Aulas kishte propozuar që kampionati të mbyllej me ndeshje playoffi dhe playouti.
‘do të thosha të njëjtën gjë-vijoi Aulas-po të ishim në vendin e dytë, do të tentonim gjetjen e një zgjidhjeje nëpërmjet ndeshjeve të playoffit për t’u shpallur kampionë’
Sfidanti.al