Në kuadër të një rifillimi të mundshëm të kampionatit, futbollistët dhe stfet teknike të 36 klube të Bundesliga dhe Bundesliga 2 ditën e enjte iu nënshtruan testeve të parë për coronavirus, të detyrueshme për rifillimin e stërvitjeve në grup. Ashtu sic deklaron Lega e Futbollit në Gjermani, nga këto teste rezultuan 10 raste me coronavirus për të cilat janë njoftuar edhe autoritetet shëndetësore, ndërsa të prekurit hynë menjëherë në karantinë, ndërkohë që gjatë kësaj jave është parashikuar zhvillimi I një testi tjetër
Testet e përafërta me njëri-tjetrin janë projektuar për të ndaluar nëse do të jetë e mundur, pjesëmarrjen në stërvitje të personave të prekur në mënyrë që të mos përhapin virusin. Objektivi në përgjithësi është garantimi I sigurisë maksimale në bazë të masave të detajuara të higjienës dhe monitorimit të vazhdueshëm.
Një nga synimet e raundit të dytë të testeve është reduktimi i sa më shumë i rezultateve negative false, dicka që nuk mund të përjashtohet plotësisht. Protokolli strikt parashikon edhe kryerjen e testeve në mënyrë vullnetare të familjarëve të futbollistëve.
Në momentin që do të rinisin stërvitjet në grup, që kërkon miratimin e autoriteteve lokale, janë programuar kryerjen e 2 testeve në javë në intervale të rregullt. Liga Gjermane e Futbollit shpjegon se testet e kryera në ditët e kaluara kishin si qëllim dhënien e një sigurie të mëtejshmë dhe për të mbrojtur futbollistët në mënyrën më të mirë të mundshme nga infeksionet gjatë stërvitjeve në grup apo gjatë lojës. Në rast se do të ketë futbollistë pozitivë, vendimin për masat që duhet të merren, do të duhet ta marrin autoritetet shëndetësore.
Sfidanti.al