Juventus ashtu sikurse edhe skuadrat e tjera të Serie A nxiton të nisë punën për rifillimin e kampionatit pas lejes së marrë nga Ministria e Brendshme për startin e stërvitjeve individuale edhe për sported kolektive. Këtë të hënë në J-Medical janë kryer testet e para sic është parashikuar në protokollin e Federatës Italiane të Futbollit.
Këto teste përfshijnë vizitat mjekësore dhe e fizike e mes tyre janë edhe testet me tamponë për Covid-19. Sigurisht në këto teste nuk ishin të pranishëm futbollistët që janë jashtë Italisë, të cilët me t’u kthyer në Torino do të detyrohen të qëndrojnë edhe 14 ditë të tjera në karantinë.
Futbollistët, të cilët ishin të gjithë me maska shkuan në J Medical të ndarë në grupe të vegjël. Të parët që mbërritën ishin Federico Bernardeschi, Juan Cuadrado, Carlo Pinsoglio, Leonardo Bonucci dhe Aaron Ramsey. Klubi bardhezi ishte një ndër më të goditurit nga Coronavirusi teksa regjistroi 3 raste pozitiviteti; Daniele Rugani, Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala. Dy të parët e fituan betejën me sëmundjen, ndërsa argjentinasi është në pritje të rezultatit të testit të fundit me tampon.
Sfidanti.al