Neymar rikthehet të bëjë gjestin e tij të zakonshëm, një lloj sombreroje ndaj kundërshtarit të tij në ndeshjen mes Paris Saint Germainit dhe Montpellier duke marrë një karton të verdhë nga arbitri i kësaj sfide, një vendim ky që nuk është pëlqyer aspak nga sulmuesi brazilian.
Në pushimin e ndeshjes, Neymar ia shfryu inatin e tij gjyqtarit të katërt të ndeshjes dhe për këtë arsye ai rrezikon që të marrë ndonjë sanksion nga Komisioni i Disiplinës në Federatën Franceze të Futbollit, ndërkohë që krijoi edhe një përcarje në opinionin publik në Francë, pasi një pjesë e mbronin sulmuesin 27 vjecar, kurse pjesa tjetër jo
sfidanti.al