Florenzi te Valencia, menjëherë idhulli i tifozëve

Shifrat ndoshta nuk thonë gjithcka, por reagimi i tifozëve, po. Alessandro Florenzi ka fituar menjëherë zemrat e tifozëve të Valencias pas debutimit të tij të shtunën në Mestalla kundër Celta Vigo. Është e vërtetë që goli i fitores së Valencias u shënua pas daljes së tij nga fusha e lojës, megjithatë ish kapiteni i Romës i bëri për vete të gjithë, shokët e skuadrës,stafin teknik e sidomos publikun në shkallët e stadiumit

28 pasime, nga të cilat 25 të kompletuara, 4 duele të fituar, 3 rifitime topash e 2 krosime ishin statistikat, por qershia mbi tortë do të ishte fare mirë një eurogol pas një gjuajtje nga distanca, kur një top i kthyer mund të kishte përfunduar në rrjetë

‘Jam shumë i lumtur-tha Florenzi pas përfundimit të ndeshjes, ndërkohë që tifozët u dashuruan menjëherë me të. ‘më pëlqeu paraqitja e tij, pasioni dhe ndërveprimi me skuadrën. besoj se është një blerje me vlera-shkruante një tifoze valenciane. ‘është sikur luan këtu prej një jetë. Kur dikush ka cilësi, i tregon. Blerje shumë e mirë-ishte komenti i dikujt tjetër. Por një tifoz tjetër shkon edhe më tej me entuziazmin e tij: ‘Në sulm është një avion, ai nuk lëviz më nga Mestalla. Spektakolar, jepini menjëherë Topin e Artë’.

sfidanti.al