Është gjithnjë shumë keq kur dëmtohesh afër ndonjë turneu të rëndësishëm. Nejmar e pësoi lëndimin e tij shumë kohë më parë, në shkurt, por ishte i rëndë dhe ndoshta mund të rezultojë fatal. Shpresa numër 1 e Brazilit për t’u kthyer në lavdinë e dikurshme u detyrua të mos stërvitej ditën e djeshme në Angli, ndërsa një ditë më parë kishte ndjerë dhimbje dhe lodhje në këmbën që dëmtoi me Paris SG.
Trajneri Tite me shumë gjasa nuk do ta aktivizojë (të paktën, jo titullar) në miqësoren ndaj Kroacisë në stadiumin “Anfild”, për t’i dhënë Nejmarit kohë për t’u shlodhur e për t’u bërë më mirë. Ekziston frika se koha nuk do të jetë e mjaftueshme, të paktën jo aq sa sulmuesi të arrijë formën maksimale, ndërsa “asi” po i bie nga “mënga” Tites dhe barrën e Botërorit ndoshta do ta mbajnë të tjerët.
Sfidanti.al