Jo Antonio Konte “adoleshent”, jo Arsen Venger (i lodhur), por një burrë i pjekur si Maurisio Poçetino. Reali i Madridit ka piketuar dhe ka zgjedhur atë që e quan pasardhësin më të përshtatshëm të Zidanit. Presidenti Perez ka urdhëruar njerëzit e tij që të përpiqen të bisedojnë me trajnerin e Totenhemit për të bërë të mundur ardhjen e tij në “Bernabeu”.
Gazeta “Marka” njofton se Poçetino nuk ka klauzolë në kontratë që ta lejonte të largohej, nëse dikush e paguante atë. Gjithsesi, ekziston një akord gojor mes trajnerit argjentinas dhe presidentit Daniel Levi, që bisedimet mund të fillojnë me çdo klub tjetër, nëse Poçetino dëshiron. Tekniku që punon në Londër rinovoi pak ditë më parë kontratën me klubin anglez, të vlefshme deri në 2024 dhe besohet me rrogë rreth 9-10 milionë euro në sezon.
Sfidanti.al