Megjithëse kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos, është konsideruar, përgjithësisht, si fajtori kryesor për dëmtimin e futbollistit egjiptian, Mohamed Salah, në finalen e Champions-it mes Realit të Madridit dhe Liverpulit (3-1), një pamje filmike që është marrë nga një kënd tjetër, tregon se ai (Ramosi) është gjykuar gabimisht!
Kështu, nëse, fillimisht, u duk se ishte mbrojtësi spanjoll ai që e tërhoqi prej krahu futbollistin egjiptian, tani, mbas shikimit të pamjes më të fundit filmike që është marrë nga një kënd tjetër, duket ka qenë vetë Salahu që e ka tërhequr i pari prej krahu Ramosin, ndërsa ky i fundit, më pas, nuk ia lëshoi krahun, para se të dy të binin në barin e fushës.
Kështu që i bie se më shumë se 400 000 vetat që kanë nënshkruar peticionin on line kundër Ramosit, duhet që tani këtij të fundit t’i kërkojnë falje! Sidoqoftë, nga UEFA, deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim lidhur me fillimin e ndonjë procedure disiplinore ndaj kapitenit të Realit, sepse, sipas “shtëpisë evropiane” të futbollit, Ramosi nuk e dëmtoi qëllimisht Salahun.
Sfidanti.al