Pierre Emerick Aubameyang është objektivi kryesor në merkaton e Barcelonës. Klubi katalanas, ashtu sic e theksoi edhe vetë trajneri Quique Setien, janë në kërkim të një qendërsulmuesi për të zëvendësuar Luis Suarez të dëmtuar dhe që është I detyruar që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4 muaj.
Sipas El Mundo Deportivo, drejtuesit e Barcelonës e kanë përqendruar vëmendjen pikërisht te sulmuesi nga Gaboni I Arsenalit me futbollistin që duket se ka dhënë OK e tij për këtë operacion merkatoje që mund t cojë atë në ‘Camp Nou’.
Në këtë pikë ata që duhen bindur për të lejuar kalimin e Aubameyang janë pikërisht drejtuesit e Arsenalit të cilët vështirë se do të pranojnë të privohen nga futbollisti më I rëndësishëm I tyre në një moment kaq delikat të sezonit me Topcinjtë që janë në mesin e klasifikimit në Premier Leaguen Angleze.
Sfidanti.al