Nadal, sa I ëmbël; godet vogëlushen e topave dhe më pas e puth e I jep një dhuratë

Nëse ka një sportist model për t’u ndjekur, ai është Rafael Nadal. Tenisti spanjoll, përvec talentit të tij në fushat e lojës, në shumë raste ka shfaqur edhe sportivitetin e tij kundrejt të gjithë kundërshtarëve dhe anën humane të tij. Rasti më I fundit është ai I kësaj të enjteje gjatë ndeshjes së raundit të dytë të tij me Delbonis që spanjolli e fitoi me rezultatin 3-0 me sete 6-3;7-6 dhe 6-0.

Në një moment të sfidës, Nadal pa dashje goditi me top teksa kryente shërbimib, vajzën e vogël që mblidhte topat. Tenisti nga Mallorca, menjëherë shkoi në drejtim të vajzës dhe pasi pa nëse kishte pësuar ndonjë dëmtim, e puthi në faqet dhe I dhuroi një prej rripave të tij të kokës

Sfidanti.al