Agjenti Falli Ramadani ndodhet në Londër, ku po bisedon me drejtoren e madhe të klubit londinez, Marina Granovskaja, për të ardhmen e trajnerit italian, Mauricio Sari. Vetë ky i fundit ka bërë të ditur se ai është gati të vazhdojë të qëndrojë në “Stemford Brixh”, por do që atij t’i përmbushen tre kushte.
Sari i kërkon kryesisë së Çelsit që ai të thotë fjalën e fundit lidhur me shitblerjen e lojtarëve, që njerëz të kryesisë të mos t’i afrohen dhomës së zhveshjes dhe që kjo kryesi të dalë publikisht në mbështetje të tij para tifozëve, shumë prej të cilëve kanë kërkuar shkarkimin e Sarit, megjithëse Çelsi fitoi Ligën e Evropës.
Në rast se një nga këta kushte nuk plotësohet, Sari ka bërë të ditur se do të largohet, ndërkohë që ai ka një ofertë nga Juventusi që ka mbetur pa trajner mbas largimit të Masimo Alegrit.
Sfidanti.al