Ne Gjermani jane te sigurt; Tuhel do te jete trajneri i PSG

As Konte, as Luis Enrike e as Alegri; trajneri i Paris Sen Zhermen sezonin e ardhshem do te jete Tomas Tuhel. Ajo qe flet me siguri per kete çeshtje eshte media gjermane qe ka zbuluar se ish trajneri i Borusia Dortmund do te nenshkruaje me skuadren pariziene nje kontrate 2 vjeçare me opsiom per nje te trete.

Gjithnje sipas medias gjermane, Tuhel ka zhvilluar disa takime me drejtuesit e Paris Sen Zhermen duke i bindur ata me projektin e tij per skuadren per te fituar garen me Konten, Alegrin e Luis Enriken. Nga ana tjeter edhe Paris Sen Zhermen i propozoi Tuhel nje projekt shume tundues duke qene se per trajnerin gjerman kishin shfaqur interesin e tyre edhe Bajerni i Mynihut, Arsenali, Çelsi dhe Totenhemi.

Sfidanti.al