Fernando Torres do te mbylle aventuren e tij me Atletiko Madrid ne fund te ketij sezoni. Eshte vete sulmuesi 34 vjeçar qr e ka konfirmuar lajmin duke theksuar se ky do te jete sezoni i fundit per te me fanelen e skuadres se Atletiko Madrid.
Fernando Torres ka qene pjese e Los Colchoneros’ deri ne vitin 2007 kur u transferua ne Premier League per te luajtur filimisht me Liverpoolin e me pas me Çelsin. Me pas perjetoi nje aventure te shkurter te Milani dhe ne 2015 Torres u rikthye te Atletiko Madrid.
Fernando Torres beri te ditur edhe arsyet qe e shtyne per te marre vendimin qe te largohet nga skuadra madrilene.
‘Kete vit kam shume pak hapesira dhe ndoshta eshte momenti t’u hap rruge te tjereve-tha Torres-shpresoj te vazhdoj te luaj. Ketu nuk po e bej dhe prandaj e mora kete vendim’.
Sfidanti.al