Tragjedia ndodhi ne Paris-Roubaix; Mikael Golaerts nderroi jete ne spital.

Mikael Golaerts nuk ia doli mbane. Çiklisti belg i skuadres Verandas Vilems Krelan nderroi jete pas atakut kardiak te pesuar nje dite me pare ndersa garonte ne turin Paris-Roubaix. Episodi ndodhi ne sektorin 28 te itinerarit Viesli-Briastre.

Ndihma ishte e menjehershme me mjeket qe i bene masazh me defribilator per ta derguar me pas ne spitalin e Liles, por Golaerts nuk mundi te mbijetoje pasi ne oret e vona te mbremjes te se dieles nderroi jete, lajm qe u konfirmua nga vete skuadra e tij. Nderkaq ne France kane nisur hetimet, ndersa pritet te behet edhe autopsia per te gjetur shkakun e kesaj vdekje te pashpjegueshme.

Sfidanti.al