Në Gjermani janë të sigurt; Muller do të lërë Bayernin në verë

Qëndrimit të Thomas Muller te Bayerni I Mynihut po I vjen fundi. Lajmi publikohet nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës, futbollisti, kontrata e të cilit me klubin bavarez skadon në vitin 2021, do të lërë skuadrën kampione të vendit gjatë muajve të verës.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, sulmuesi që të gjithë karrierën e tij e ka kaluar te Bayerni, nuk  konsiderohet më një element thelbësor për klubin, kështu që drejtuesit e tij kanë vendosur ta largojnë atë në drejtim të klubit që do të bëjë ofertën më të mirë

Për Muller ka shumë klube që kanë shfaqur interes nga Premier League dhe Serie A, ndërkohë që emri I tij në të kaluarën është përmendur për një kalim të mundshëm te skuadra e Juventusit

Sfidanti.al