Tensionet në shtëpinë e Manchester United është në qiell. Natën e së martës një grup tifozësh të Djajve të Kuq me kokë të ,mbuluar me kapuc, sulmuan vilën e Shefit Ekzekutiv të klubit, Ed Woodward vetëm pak ditë pasi I ‘uruan’ vdekjen në ndeshjet e fundit të Manchester United në Old Trafford.
Woodward konsiderohet si përgjegjësi kryesor I gjendjes që po përjeton Manchester United në këtë sezon me klubin anglez që është 33 pikë lagr vendit të parë dhe 6, pas zonës së Ligës së Kampioneve. Sipas medias britanike, një grup I vogël personash lëshuan materiale piroteknike në vilën e Ed Woodward në Cheshire duke e ngjyrosur edhe me bikë të kuqe teksa shkruan parulla të të gjitha llojeve.
Gjithcka u xhirua dhe u postua në rrjetet sociale të shoqëruar nga fraza: ‘Ed Woodward do të vdesë’. Për fat të mirë Ed Woodëard dhe familja e tij nuk ishte në shtëpi në momentin që ndodhi akti I vandalizmit.
Ndërkaq, Manchester United reagoi pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar dhe nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se autorët do të përjashtohen përjetë nga ‘Old Trafford’ dhe se nuk ka asnjë justifikim për këto akte vandale. Po kështu klubi anglez theksoi se po bashkëpunon me Policinë e Manchesterit për të identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje
Por nuk përfundon këtu, sepse sic publikohet te ‘The Sun’, kontestuesit kanë dashur të shprehin edhe arsyet e tyre.
‘Woodward është një dështim si drejtues klubi dhe duhet të largohet. Janë të shumtë ata që po ia thonë këtë, por ai nuk na dëgjon, ndoshta sepse përfiton 4 milionë Paund në vit. Kështu që vendosëm t’I bënim një vizitë dhe t’ia thonim vetë personalisht. Nuk ia dolëm të flisnim, por shpresojmë që të ketë marrë mesazhin-tha një prej personave të përfshirë në këtë sulm.
Ndërkaq për ndeshjen e radhës së Manchester United në Old Trafford atë kunër Wolverhampton parashikohet një braktisje në masë e tribunave të stadiumit, sepse tifozët nuk kanë ndërmend të ndalin kontestimet e tyre
Sfidanti.al