Një futbollist shqiptar pati mundësinë të stërvitet me Lionel Messin e Antoine Griezmann te Barcelona. Bëhet fjalë për Rej Manaj që në mënyrë të papritur u bashkua me skuadrën e parë të Barcelonës në përgatitjet e kësaj të fundit për ndeshjen e Kupës së Mbretit me Leganes.
Trajneri Quique Setien I ka grumbulluar të gjithë futbollistët që ka në dispozicion si dhe 5 futbollistë nga skuadra e Barcelona B dhe mes tyre figuron emri I Rej Manajt. Lojtarët e tjerë të skuadrës rezervë të Barcelonës që u vunë nën urdhrat e Quique Setien janë edhe Inaki Pena, Collado, Riqui Puig dhe Ansu Fati. Nuk dihet nëse Quique Setien do t’I japë minuta Rej Manajt në sfidën me Leganes, pasi këtë të enjte do të zhvillojë edhe një seancë të fundit stërvitore
Rej Manaj 22 vjec, është futbollist I Kombëtares A dhe mbërriti në Barcelonë vetëm para pak më shumë se 1 jave. Ai bëri debutimin e tij në ndeshjen me Ejean në Stadiumin Johan Cruyff dhe sipas medias spanjolle bëri një paraqitje tëe mirë; iu anulua një gol, ndërkohë që tregoi edhe disa aftësi të tij. Megjithatë atij I duhet ende që të mësojë sistemin e Barcelonës dhe të njohë më mirë shokët e skuadrës.
Gjithnjë sipas medias spanjolle, Manaj la përshtypjen si një futbollist intuitive dhe një gjuajtës I mirë para porte
Sfidanti.al