Cristiano Ronaldo është qenia njerzëore më ‘influente’ në Tokë dhe kjo tashmë duket qartë. Askush nuk ka më shumë ndjekës në Instagram më shumë se ai. Por tani, portugezi I Juventusit ka vendosur një rekord të ri duke u bërë I pari personalitet që kalon kufirin e 200 milionë ndjekësve që do të rrisë akoma më shumë të ardhurat e tij nga rrjetet sociale. Vitin e kaliuar, ,luzitani përfitoi shifrën rekord prej 47.8 milionë Dollarësh vetëm nga postimet e tij në Instagram..
Në tetorin e 2018, Ronaldo kaloi Selena Gomez si personalitetin me më shumë ndjekës në Instagram. Në atë kohë, Ronaldo arriti në 144 milionë ndjekës. Por tani në 14 muaj 34 vjecari, arritit të sigurojë 56 milionë ndjekës të tjerë. Nga ky popullaritet I Ronaldos përfitoi padyshim edhe Juventusi. Në momentin kur Ronaldo firmosi me bardhezinjtë, Zonja e Vjetër kishte 10.4 milionë ndjekës, kurse tani skuadra kampione e Italisë është në kuotën e 36.4 milionë ndjekësve
Sfidanti.al