Në Francë janë të sigurt; Pogba ka vendosur të lërë Mancester Junajtid

E ardhmja e Pol Pogba duket gjithnjë e më larg Mancester Junajtid. Mesfushori francez duket se e ka marrë vendimin e tij përsa i përket vijimit të karrierës dhe këtë ua ka komunikuar edhe drejtuesve të Djajve të Kuq. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, Pogba ka bërë të ditur dëshirën e tij për të ndërruar ambient dhe të shkojë në një skuadër.

Për momentin në pole position për shërbimin e mesfushorit francez është pikërisht Reali i Madridit që në stol ka edhe Zinedine Zidane dhe kjo përbën një avantazh për madrilenët duke qenë se edhe vetë Pogba e vlerëson në maksimum trajnerin francez.

Një tjetër skuadër që e ëndërron Pogbane është Juventusi,për të cilin në të vërtetë do të ishte një rikthim i futbollistit që ashtu sikurse dhe Zonja e Vjetër ka si objektiv primar fitoren e Ligës së Kampioneve. Si cdo president tjetër, Andrea Anjeli me shumë mundësi do të bëjë një tentativë për ta bindur Pogbanë që të veshë përsëri fanelën bardhezi.
Pol Pogba u kthye në radhët e Mancester Junajtid në vitin 2016 për vlerën e 105 milionë Eurove dhe duket se vlera e merkatos së tij nuk është se ka ndryshuar shumë kështu që si Reali ashtu edhe Juventusi mund ta përbballojnë blerjen e kartonit të tij. Në këtë pikë problem bëhet paga e mesfushorit që sipas bilancit financiar të Mancester Junajtid është 20.6 milionë Euro në vit.

sfidanti.al