Janë dy lojtarët me më shumë asiste në historinë e Bundesligës dhe që janë ende aktivë. Flasim për bavarezin tradicional, Tomas Myler, dhe për kapitenin e Dortmundit, Marko Rojs, si për futbollistët e veçantë në elementët e tyre të fortë. Myler ka 178 asiste, që të gjithë me Bajernin (148 në Bundesligë), ndërsa Rojs ka 95 (77 në Bundesligë). Edhe këtë sezon, ata janë udhëheqës në këtë kategori pasi sulmuesi bavarez ka arritur në 11 pasime të sakta për gol, ndërsa kapiteni verdhezi ka 8. Myleri ka vendosur edhe rekordin e asisteve në një sezon me 21, duke lëë pas legjenda si Frank Riberi, De Brujn apo të tjerë. Është po ai që ka rekordin total të asisteve, me diferencë të madhe nga Riberi.
Sfidanti.al