Tanimë është e qartë se Çelsi, sezonin e ardhshëm, do të udhëhiqet nga ish-trajneri i Napolit Mauricio Sari dhe se pritet vetëm konfirmimi zyrtar i caktimit të tij në krye të “bluve” të Londrës.
Në media, madje, po spekulohet me emrat e lojtarëve që Sari do të mund të sjellë me vete si përforcime të reja te Çelsi, sezonin e ardhshëm. “Sportmediaseti” shkruan se Sari do të mund të sjellë në “Stemford Brixh” Kalidu Kulibalin nga Napoli dhe Gonzales Iguanin nga Juventusi. Për futbollistin argjentinas, sikurse thuhet, Çelsi është gati që “të sakrifikojë” Alvaro Maratën që pati një sezon të keq me bluzën e “bluve” të Londrës.
Sfidanti.al