Ndodh në Irlandë; klubi sajon vdekjen e lojtarit për të shtyrë ndeshjen

Futbolli irlandez tregon një histori vërtet të pabesueshme. Ballybrack FC, klubi që aktivizohet në Leinster Senior League, lajmëroi vdekjen e një futbollisti, me synimin që të shtyhej ndeshja e fundjavës. Ndeshja u shty, ndërkohë që u mor edhe vendimi për t’u mbajtur 1 minutë heshtje në të gjitha fushat dhe lojtarët do të luanin me shiritin e zi në krahë. Por në fund lajmi rezultoi i rremë dhe klubi përfundoi në qendër të kritikave të forta dhe polemikave.

Lajmi u publikua nga ‘Irish Time’ sipas së cilës një prej drejtuesve të klubit bëri të ditur se futbollisti Fernando Nuno La Fuente, ndërroi jetë pas një aksidenti rrugor të pësuar teksa ishte duke u kthyer në shtëpi pas seancës stërvitore. Por pas verifikimeve të bër, ‘Irish Time’, futbollisti spanjoll është gjallë dhe jeton i lumtur në Galëay. Ndërkaq reagimi nga ana e klubit ishte i menjëhershëm pasi u kërkoi falje të gjithëve, në mënyrë të vecantë vetë lojtarit. Ky i fundit e pranoi ndjesën, por Ballybrack FC rrezikon të ndëshkohet rëndë.

sfidanti.al