Ish-kapiteni i ekipeve të moshave të reja të përfaqësueseve serbe, Arton Zekaj, në një prononcim në median serbe, deklaroi ai ka në plan të pranojë ftesën e trajnerit të përfaqësueses së Kosovës që të luajë me këtë të fundit, pasi kohët e fundit atë nuk po e thërrasin më në ndonjë përfaqësuese të Serbisë.
Deklarata e tij e tronditi disi opinionin publik futbollistik të Serbisë, po më shumë atë të Kosovës, pasi tifozët shqiptarë të kësaj të fundit nuk e duan atë në ekipin e tyre përfaqësues.
Duhet e habitshme, por për kosovarët vetë fakti se ky futbollist i ri shqiptar ka mbajtur veshur bluzën me emblemën me katër “S”, e bën atë të padëshiruar në Kosovë. Rrjetet sociale janë mbushur me kritika dhe kërcënime në drejtim të këtij lojtari të ri shqiptar.
“Deri tani, nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, por, sidoqoftë, ty, zotëri, faleminderit. Ti pasi ke luajtur i veshur bluzën me katër ‘S’, tani do që të luash me Kosovën, pra Kosova për ty është plani B? Rri më mirë aty, ku je, dhe mos hajde këtu”, shkruante një tifoz nga Kosova. Por ka komente edhe më të ashpra në drejtim të këtij futbollisti të ri shqiptar:
“Ne nuk e duam atë, megjithëse thotë se do që të luajë me Kosovën. Ai ka luajtur me ekipet serbe të të rinjve?! Cilido qoftë ai futbollist që ka luajtur për atë vend, nuk mund të luajë për neve. Nuk dua të degjoj asgjë për të. Ai dhe familja e tij janë një turp”!
Sfidanti.al