Për Usman Dembelen, mediume të ndryshme spanjolle kanë shkruar se ai do të largohet nga Barcelona, pasi ai është i pakënaqur nga minutazhi i lojës. Sidoqoftë, ESPN-ja vinte në dukje se ky futbollist i ri francez nuk ka dëshirë që të largohet nga “Kamp Nou”, ndërkohë që edhe Barcelona nuk do që të ndahet me Dembelen. Problemi i vetëm që ka klubi katalonjës me këtë lojtar, është se atij nuk i pëlqejnë disa elementë të mënyrës së jetesës së tij dhe se ai është i padisiplinuar.
Për këtë arsye, disa mediume spanjolle kanë spekulluar se Barcelona është gati t’ia shesë atë çdo klubi që do të ofrojjë të paktën 90 milionë sterlina.
Por, megjithatë, informacionet e fundit nga Katalonja thonë së Barça nuk ka asnjë plan që ta shesë Dembelen që erdhi te Barcelona verën e kaluar si një investim i madh. Dembele ka luajtur gjatë këtij sezoni 16 ndeshje për Barçën, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë një asistencë goli.
Sfidanti.al