Ndodh në Holandë; shtyhet e gjithë java për…Ajaksin

Kampionati holandez frenohet për 1 javë; shkak është prania e Ajaksit në Ligën e Kampioneve. Federata Holandeze e futbollit vendosi që të shtyjë ndeshjet e javës së 33 të Eredivisie që ishte parashikuar të luheshin në 28 prill për në datën 15 maj.

Kjo për faktin se ndeshjet e kësaj javë janë 2 ditë përpara sfidës së Ajaksit me Totenhemin në gjysmëfinale të Ligës së kampioneve dhe e gjithë kjo bëhet për të evituar ndonjë problem fizik te Ajaksi, por edhe për të mos komptromentuar ecurinë e kampionatit

Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 19:30, përfshi këtu edhe sfidën e PSV Eindhoven që është skuadra rivale e Ajaksit në luftën për titullin në kampionatin holandez. Java e 33 do të jetë kështu ajo që do të mbyllë Eredivisie dhe do të paraprihet nga java e 34, sfidat e së cilës do të zhillohen në 12 maj. Ajaksi do të luajë ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale me Totenhemin në 8 maj.

sfidanti.al