Harrojeni “mallkimin Ramsej”, ka dalë një mallkim i ri…Drejku !

Futbollisti i Arsenalit, Aron Ramsej, prej një kohe të gjatë, konsiderohej si njeriu që me golat e tij vendoste “fatin e keq” të personaliteteve të njohura, më saktë, sa herë që ai bënte gol, do të vdiste ndonjë VIP! Por, tani ka dalë një emër ri që është bërë mjaft aktual në këtë drejtim.
Fjala është për reperin amerikano-kanadez, Drejk, që gjatë muajve të fundit ka ndërmarrë turne nëpër Evropë. Muzika dhe koncertet e tij janë mjaft atraktivë për njerëzit, në përgjithësi, por ai pëlqëhet shumë edhe nga futbollistët, sidomos ata të njohurit që kështu kanë akses t’i afrohen dhe të dalin në fotografi me reperin e lartpërmnedur.
Por, doli se Drejku sjell “fatkeqësi” për ekipet, me të cilët luajnë futbollistët që dalin në fotografi me këtë reper, pasi ata dështojnë. Roma, psh. ua ka ndaluar kategorikisht futbollistëvë të saj që t’i afrohen Drejkut, ndërkohë që viktimë e fundit e këtij reperi ra Mançester Siti që u eliminua nga Liga e Kampioneve. Pak ditë para se Siti të luante me Totenhemin, Serhio Aguero kishte bërë foto bashkë me Drejkun që tani është shpallur si “tersi” i futbollit!
Sfidanti.al