I shkreti arbitri Tyrpën, narkotrafikantët i vjedhin identitetin

Arbitri Klemont Tyrpën vazhdon të bëjë botën të flasë për të, por këtë radhë nuk ka të bëjë fare arbitrimi i tij në ndeshjen mes Juventusit dhe Ajaksit, por një episod që nuk lidhet aspak me futbollin. Arbitrui francez është bërë viktimë e vjedhjes së identitetit. Disa narkotrafikantë përdorën emrin e tij për të blerë një automjet për të transportuar drogë, armë dhe para nga Franca në Belgjikë e anasjelltas.

‘Nuk jetoj në Noisy-le-Sec, nuk kam apartamente apo kështjella, nuk kam të bëj aspak me këtë cështje-tha Tyrpën në momentin kur mësoi lajmin-e dini cfarë më bën të mendoj kjo histori? Që, sic e kam thënë spesh, arbitrimi është një profesion i rrezikshëm’.

Sipas asaj që publikon ‘L’Equipe’, makina që u mor në emrin e arbitrut u përdor për të transportuar sasi droge dhe armë si raketëhedhëse, kallashnikovë dhe 3 pistoleta. por historitë nuk përfundojnë këtu. Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të bëra për këtë bandë narkotrafikantësh, forcat e rendit gjetën edhe 1 milionë Euro cash dhe materiale me vlerë 600 mijë Euro.

sfidanti.al