Napoli, testet e reja me tamponë, të gjithë negativë

Napoli u zgjua këtë të shtunë më një lajm të mirë; të gjithë testet me tamponë të kryer nga skuadra përpara ndeshjes me genoan, rezultuan negativë dhe të gjithë lojtarët përvec Koulibaly e Ghoulam dhe Fabian Ruiz u  vunë në dispozicion të trajnerit Gattuso për këtë ndeshje.

Koulibaly dhe Ghoulam rezultuan pozitivë me Covid në testet e së premtes, ndërsa Fabian Ruiz që të enjten ishte negativ, nuk u grumbullua pasi për 20 ditë nuk ka qenë në aktivitet

Napoli udhëtoi drejt Genovës që në mbrëmjen e së premtes, një zgjedhje e bërë për të ndihmuar operacionet e kontrollit sanitar.

sfidanti.al