Honda qëndron në MotoGP edhe 5 sezone; arrihet akordi me Dornan deri në 2026

Honda do të vazhdojë të garojë në Botërorin e Motociklizmit për 5 vitet e ardhshme. Vetë skuadra japoneze konfirmoi gjithcka nëpërmjet një komunikate për përbashkët për shtyp me Dornan ku specifikohej se marrëveshja është e vlefshme  që nga viti 2022 deri në 2026. Historia e pjesëmarrjes së Hondës në kompeticione nisi në 1954 kur themeluesi Soichiro Honda bëri të ditur hyrjen në TT të Ishullit Man, që ishte eventi kryesor motociklistik i asaj kohe me objektivin për t’u bërë skuadra më e mirë në botë

Një histori garash e lavdishme kjo me mbi 800 vfitore në të gjitha kategoritë. Vetëm në klasin mbretëror, MotoGP, Honda ka regjistruar 850 podiume dhe 25 kampionate të fituar për pilotë, më shumë se cdo skuderi tjetër

Shefi Ekzekutiv i Hondës, Noriaki Abe falenderoi Dornën dhe liderin e saj Carmelo Ezpeleta

‘U shpreh respektin dhe mirënjohjen për punën e madhe të bërë në këtë organizëm gjatë pandemisë-tha Abe-Jemi të lumtur që rinovuam kontratën për të garuar edhe për 5 vjet të tjerë në MotoGP. Jemi në Botëror që nga 1959 dhe vitin e kaluar festuam fitoren e 800. MotoGP është jetësor për aktivitetet tona sportive dhe për zhvillimin e teknologjive të ndryshme, duke formuar e përmirësuar nëpërmjet kompeticioneve inxhinierët tanë që mund të punojnë për zhvillimin e mjeteve dhe produkteve gjithnjë e më të mira për klientelën tonë’.

Sfidanti.al