Australian Open, të gjithë negativë në testet për Covid

Organizatorët e Australian Open që do të nisë ditën e hënë marrin frymë lirisht. Pas rastit pozitiv të shfaqur në një prej hoteleve ku janë akomoduar tenistët, të gjithë sportistet dhe personat e akredituar u testuan dhe të gjithë rezultuan negativë.

‘Të gjithë testet e kryera të enjten dolën negativë-lexohet në një postim të Australian Open në rrjetin social Tëitter. Pas kësaj ndeshjet e turneve përgatitorë të Australian Open  u luajtën këtë të premte me një program të ngjeshur dhe format të përshtatur për të fituar kohën e humbur

Ishin 507 persona që iu nënshtruan testeve dhe që u detyruan të izolohen në dhomë hoteli në pritje të rezultateve. Ndeshjet e së enjtes u anuluan. Pavarësisht ndërprerjes në mënyrë të papritur të evenimenteve Drejtori I Australian open, Craig Tiley u shpreh se kishte besim se  do të kishte spektatorë në turnetë përgatitorë të kësaj jave.

‘Vendi do të jetë një vend shumëiI sigurt-tha Tiley-ka kontrolle, gjurmime të kontakteve, distancim social’.

Për turneun e parë Grand Slam të vitit, pritet që në shkallët e impianteve të jenë 25-30 mijë spektatorë.

Sfidanti.al