Napoli nën këmbët e Maradonës; El Pibe De Oro u shpall ‘Qytetar Nderi’

Diego Armando Maradona merr nderimet më të mëdha nga Napoli. Kryebashkiaku i këtij qyteti, De Magistritis i dha legjendës së futbollit argjentians dhe atij botëror titullin Qytetar Nderi’ të Napolit nëpërmjet një ceremonie të zhvilluar Pallatin San Giacomo. ‘Diego bëri realitet ëndrrat e tifozëve të Napolit, prandaj ai e meriton këtë titull-tha De Magistratis-ai do të mbetët përjetë numri 10 i yni’. Nuk mbeti indiferent el Pibe De Oro nga kjo pritje dhe ky vlerësim, përkundrazi ishte e kundërta. Argjentinasi mes emocioneve të shumta shprehu mirënjohjen e madhe për napoletanët duke theksuar se askush në botë nuk e donte më shumë se ata. Festa për nderimin e Maradonës vijoi në sheshin ‘Plebiscito’ mes entuziazmit të madh të mijëra tifozëve të pranishëm.

sfidanti.al