Zemra e madhe e Napolit qan të madhin e tij me nr.10. Vdekja e Diego Armando Maradonës është një tragjedi e vërtetë për popullin napoletan që e ka ngritur gjithnjë një piedestalin më të lartë El Pibe De Oro. Për këtë arsye klubi i Napolit në rrjetet sociale shkruan: ‘Përgjithmon në zemë, Ciao Diego’ , ndërkohë që në postimin pasardhës vijon: ‘Të gjithë presin fjalët tona. Por cfarë fjalësh mund të përdorim për një dhimbje si ajo që po përjetojmë?Tani është momenti për lotë. Më pas do të jetë momenti I fjalëve’
Nuk mund të mungonte mesazhi i Dries Mertens që e cilësoi një idhull legjendën argjentinase
‘Kur më propozuan të firmosja për Napolin 7 vjet më parë, mendimi im shkoi menjëherë te magjitë e tua që ke bërë me fanelën e kaltër-theksonte Mertens-nëse emri im në vitet e fundit është shkruar përkrah tëndit, kërkoj ndjesë sepse nuk do të jem kurrë në lartësinë tënde, ajo që ke bërë për qytetin ‘tonë’ do të mbetet përjetë në histori. Që nesër, veshja e fanelës së kaltër do të jetë një përgjegjësi akoma më e madhe. Lamtumirë idhull, ishte një krenari të të njihja’
Ndërkaq, në San Paolo u ndezën dritat, ndërsa Aurelio De Laurenttis dhe De Magistritis duan t’i vënë stadiumit emrin e Diego Armando Maradonës
‘Mund të jetë një ide që stadiumit të Napolit t’I vëmë emrin San Paolo-Maradona-tha presidenti i Napolit, De Laurentiis për Radio Montecarlo pas lajmit për ndarjen nga jeta të Maradonës-do të doja që të shfaqeshin imazhet e Maradonës gjatë gjithë ndeshjes së Europa League’
Sfidanti.al