Boateng dhe racizmi: Flitet ende shumë, ndryshumi duhet të nisë nga lart

‘Në futboll nuk ka ndryshuar asgjë që nga viti 2013, ndoshta është e drejtë ndonjë gjobë më shumë, është me të vërtetë dicka e trishtueshme-kjo është ajo që tha Kevin Prince Boateng në një intervistë ptë DAZN në lidhje me fenomenin aq negativ të racizmit.

‘Po ndodh ende, po ndodh shpesh-tha Boateng-ndryshimi duhet të nisë nga FIFA dhe UEFA. ne futbollistët po përpiqemi të flasim, përdorim rrjetet sociale, japim intervista, por gjithcka duhet të nisë nga lart, përndryshe do të jetë shumë e vështirë për ne’

Barazia raciale është shndërruar në një temë aktuale më shumë se kurrë. me e dukshme kjo cështje është bërë në SHBA, ku rastet e reja të keqtrajtimit dhe dhunës kundrejt personave me ngjyrë kanë bërë që të shpërthejnë protesta të forta duke i dhënë jetë lëvizjes  Black Lives Matter e mbështetur hapur edhe nga basketbollistët e NBA. Duke qëndruar te SHBA dhe lufta kundër racizmit, Boateng e shfaqi hapur entuziazmin e tij për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale e sidomos për zgjedhjen e Kamala Harris si zv/presidente

‘Është një figurë që jep një mesazh të madh shprese për të gjitha femrat në botë; kaë një forcë, energji pozitive që perceptohet menjëherë-vijoi Boateng-ajo që ajo jep është një sinjal i fortë, i krahasueshëm me atë që bënë Muhammad Ali dhe Nelson Mandela’.

sfidanti.al