Napoli mposhti 1-0 Empolin në ndeshjen e drekës të raundit të tetë të Serisë A dhe u konfirmua në krye të tabelës me tri pikë më shumë se Juventusi. Skuadra e Contes u mundua shumë në pjesën e parë, duke shpëtuar disa herë pa pësuar falë ndërhyrjeve të Capriles, por më pas e kaloi ngërçin në fillimin e pjesës së dytë falë një penallti të shndërruar në gol nga Kvaratskhelia (63′), pak minuta pasi u largua nga fusha Lukaku. Pas këtij momenti napolitanët, pa rrezikuar në prapavijë, e mbrojtën me lehtësi avantazhin, duke arritur fitoren e gjashtë në kampionat dhe duke forcuar lidershipin.
sfidanti.al