Bajerni i Mynihut po mendon që të rikthejë Karl-Hajnc Rumenigen në postin e Drejtorit Ekzekutiv. Sipas shtypit gjerman pozitat e Jan-Kristian Dresen janë më të dobta se kurrë. Pasuesi i Oli Kahn është në qendër të kritikave në klub për shkak të sjelljes së tij dhe disa vendime të marra. Një vit më parë ai goditi me revistë një punonjëse të Bajernit, e cila u shkarkua nga puna. Bordi i Bajernit ka lënë të kuptohet se Dresen ka treguar edhe dobësi në drejtimin e shoqërisë. Gjithashtu ai akuzohet edhe për detyrën që pranoi pranë Federatës Gjermane të Futbollit. Të gjithë këto arsye duket se kanë shtyrë Bordin e Bajernit që në takimin e radhës, atë të datës 11 nëntor, të marrë vendimin për të vendosur në këtë post Karl-Hajnc Rumenigen.
sfidanti.al