Grabitet shtëpia e futbollistit të Juventusit

Një mëngjes traumatik për Douglas Luiz dhe të dashurën e tij Alisha Lehmann. Pas ndeshjes mes Juventusit dhe Lazios (1-0), të shtunën, çifti (të dy janë lojtarë të Juventusi) u befasuan kur rreth orës 01:30 në shtëpinë e tyre ra alarmi. Kur mbërritën, kuptuan se ishin grabitur. Sipas shtypit italian, Alishës, pjesë e skuadrës së femrave, i janë vjedhur 11 ora me vlerë rreth 500 mijë euro dhe disa gjerdanë me diamante. Në vendngjarje kanë shkuar ekspertët e policisë dhe mjekësisë ligjore për të mbledhur disa gjurmë. Çifti nuk janë viktimat e para të grabitjeve në familje në klubin italian, para tyre Moise Kean, Kaio Jorge dhe lojtari i Benficas, Ángel Di María janë përballur me këto ngjarje të pakëndshme.

sfidanti.al