Napoli, Garcia në “fije të perit”

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Rudi Garcia pas startit të dobët të sezonit nga Napoli, raportojnë mediat italiane. Napolitanët të cilët ishin një nga skuadrat më të ‘frikshme’ në Evropë nën drejtimin e Luciano Spallettit sezonin e kaluar, aktualisht gjenden në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit të Serie A pas tetë ndeshjesh me 14 pikë të grumbulluara.

Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, presidenti i Napolit është takuar me Garcian dhe stafin e tij për të diskutuar rreth projektit të klubit. De Laurentiis është duke e konsideruar seriozisht shkarkimin e 59-vjeçarit në mënyrë që pushimin e kombëtareve ta shfrytëzojë për të gjetur një emër të ri.

 sfidanti.al