Murinjo thumbo: Është te Liverpuli prej 3 vitesh e gjysmë pa fituar asgjë

Liverpuli humbi mbrëmjen e së mërkurës në Camp Nou 3-0 ndaj Barcelonës dhe nga kjo kërkoi të përfitojë Zhoze Murinjo për të thumbuar sërish trajnerin e The Reds, Jurgen Klopp

‘Klopp është te Liverpuli prej 3 vitesh e gjysmë dhe nuk ka fituar asgjë, por gëzon ende besimin dhe ka kushtet për të vijuar punën-tha Murinjo në një intervistë për të përditshmen spanjolle AS-këtë vit e kanë mundësinë, do të jetë hera e parë që fitojnë një titull’

Murinjo shtoi se do të donte që edhe ai të kishte shumë liri te klubet që drejtoi ashtu sikurse edhe dy kolegët e tij Klopp dhe Guardiola.

‘Do të më pëlqente të shkoja në një klub dhe të bëja të cfarë po bëjnë Jurgen dhe Pep-shpjegon luzitani-shikoni skuadrën me te cilën nisi ndeshjen Liverpuli, sa prej tyre ishin aty përpara se të vinte Klop? Kur Pep nuk ishte i kënaqur me mbrojtësit që kishte, në të njëjtën verë solli në skuadër 4 mbrojtes të tjerë. pastaj bleu Klaudio Bravon, por nuk mbeti i kënaqur dhe sezonin pasardhës mori Ederson’

Me pak fjalë, Murinjo kërkon kohë, besim dhe qartësi për objektivat, gjëra të cilat nuk i pati në pankinën e Mancester Junajtid.

sfidanti.al