Zhoze Murinjo qetësohet. Aleksis Sançez e zgjidhi problemin e tij me vizat dhe i është bashkuar skuadrës së mançester Junajtid në SHBA për të zhvilluar turneun përgatitor për sezonin e ri. sulmuesit kilian, përpara disa ditësh iu mohua e drejta e vizës për të udhëtuar drejt SHBA për shkak të dënimit të tij me 16 muaj burg për evazionin fiskal, dënim që ai padyshim nuk do ta kryejë.
Pikërisht për shkak të mungesës së vizës, Sançez nuk ishte i pranishëm në ndeshjen që mançester Junajtid luajti me Club America e përfunduar me barazimin 1-1. Ndërsa priste zgjidhjen e kësaj cëshjeje, Sanchez u stërvit i vetëm për të qenë sa më në formë për Djajtë e Kuq .
Në turneun në SHBA, Mançester Junajtid do të luajë me Milanin në karson në 26 korrik, me Liverpulin në 28 korrik në Miçigan dhe me Realin e Madridit në 1 gusht në Majemi.
sfidanti.al