Inter kërkon përforcime, Vidal synimi për mesfushën

Interi kërkon që të përforcojë repartin e mesfushës. Emri që po përmendet orët e fundit është ai i arturo Vidal, i cili ka një kontratë me bajernin e Mynihut që skladon në 30 qershor të vitit 2019. Njerëzit e merkatos së Interit kanë marrë miratimin e drejtuesve të Suning për të hyrë në veprim për kilianin i cili nuk është grumbulluar me skuadrën e Bajhernit për turneun në SHBA për shkak të një dëmtimi në fgju.

Shqetësimi për zikaltrit është se Bajerni kërkon 30 milionë Euro për kartonin e futbollistit kilian, shifër kjo që te interi e konsiderojnë të lartë duke qenë se Vidal është drejt mbylljes së kontratës. Kështu që milanezët mendonjnë që t’i ofrojnë bajernit 22-23 milionë Euro të bindur se kjo shifër mund të bindë drejtuesit e klubit gjerman të cilët nuk e konsiderojnë më si të pashitshëm Arturo vidal.

Nëse Interi nuk do t’ia dalë mbanë të arrijë te Vidal, atëherë do të kërkojë që të rikthejë në Milano, Kovacic, i cili është më i vendosur se kurrë për t’u larguar nga Reali i Madridit

sfidanti.al