Murinjo përgatit rikthimin: Aventura e radhës nuk do të jetë në Premier League

Zhoze Murinjo në muajin dhjetor e mbylli aventurën me Mancester Junajtid që tani po shijon pushimet e tij. Megjithatë kjo duket se nuk do të zgjasë shumë pasi portugezi ka filluar të përgatisë rikthimin e tij në rolin e trajnerit që padyshim nuk do të jetë në Premier Leaguen angleze.

‘U ktheva në Londër pas eksperiencës me Realin e Madridit-tha Murinjo-për mua është një pikë nisjeje sepse etapa tjetër nuk do të jetë Premier League. Trofetë janë garancia ime e suksesit, edhe kundër të gjithë atyre që kërkijnë të harrojnë të gjithë këtë. Por është e pamundur. Trofeu i fundit ishte Europa League, një vit e gjysmë më parë’

Portugezi që u fol dhe për mundësinë e një rikthimi te Interi, u shpreh se është gati për të rinisur gjithcka.

‘Nuk është kohë e humbur kur punon 18 vjet pa ndalur-vijoi Murinjo-nuk ke kohë për të menduar për dyshimet dhe pikëpyetjet, për të menduar se kur ke gabuar dhe përse, për të mos bërë të njëjtin gabim. Këto muaj që nuk kam punuar ishin shumë të dobishëm’

sfidanti.al