Revolucioni francez quhet Stefani Frapart; do arbitrojë ndeshje të Ligue 1

Pas Gjermanisë, edhe Franca bën revolucion në futboll; një arbitre femër do të gjykojë një ndeshje të Ligue 1. Bëhet fjalë për Stefani Frapart të cilën Federata Franceze e Futbollit e ka caktuar të gjykojë ndeshjen mes Amiens dhe Strasburgut e parashikuar të zhvillohet këtë të diel.

Stefani Frapart është 35 vjece dhe ka nisur të arbitrojë që në moshën 13 vjecare. FIFA e ka zgjedhur mes 27 arbitrave që do të gjykojnë ndeshje të Botërorit të U19 që do të zhvillohet në 7qershor deri në 7 korrik.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në kampionatin francez që një arbitre femër të gjykojë një ndeshje të kategorisë më të lartë të futbollit franceze edhe pse Neli Vieno për 10 vjet ka qenë e impenjuar në rolin e asistentes.

sfidanti.al