Thuhet se mes 2 personave që grinden përfiton një i tretë. kjo duket se do të ndodhë në cështjen Pogba i cili tashmë është në luftë të hapur me trajnerin Zhoze Murinjo. Situata është përkqeqësuar aq shumë sa Pogba mund të vendosë tëlargohet në drejtim të Barcelonës në merkaton e muajit janar.
Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘The Sun’ që shpjegon se Murinjo vendosi t’i heqë shiritin e kapitenit mesfushorit francez, ndërkohë që në ndeshjen e Kupës së Ligës ndaj Derbi kauntit e dërgoi në tribune dhe e gjithë kjo për shkak të kritikave të futbollistit në drejtim të portugezit. Gjithnjë sipas ‘the Sun’, ky vendim i Murinjos pati efekt të menjëhershëm te futbollisti, pasi Pol Pogba ka filluar tashmë përgatitjet për të lënë ‘Old Traffordin’ për të shkuar në drejtim të Barcelonës që në merkaton e muajit janar.
‘The Sun’ thekson se agjenti i Pogba, mino Raiola, po punon për transferimin e mesfushorit të përfaqësueses franceze në Camp Nou që në merkaton e kësaj vere edhe pse ideja e tij ishte që ky kalim të ndodhë gjatë merkatos së verës së vitit 2019.
sfidanti.al