Botërori 2022, skandalet nuk mbarojnël; punëtorët nuk paguhen

Skandalet nuk iu ndahen organizatorëve të Botërorit 2022 që kane të bëjë me punëtorët që janë të punësuar në kantieret për ndërtimin e stadiumeve të këtij evenimenti. Sipas një raporti të ‘Amnesty International’, dhjetëra punëtorë që janë kryesishtt nga Nepali, India dhe Filipinet nuk kanë marrë pagën e tyre prej muajsh. Në bazë të përllogaritjeve, shifra e akumuluar e pagës së munguar për këta punëtorë është 1370-2470 dollarë.

Kompania përgjegjëse për këtë skandalm është Mercury MENA, 78 punëtorë të së cilës rezultojnë se janë intervistuar nga Amnesty International për përpilimin e raportit. problem tjetër i shfaqur në raportin e kësaj organizate që mbron të drejtat e njeriut është edhe fakti që këta punëtorë për shkak të mungesës së parave por edhe të legjislacionit në Katar nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt vendeve të tyre

Amnesty bëri të ditur në raportin  se në vitin 2017 drejtues të i Mercury pretenduan se kompania e tij ishte viktimë e partnerëve komerciale, ndërkohë që qeveria nga Katari doli me një deklaratë ku theksohej se janë hapur procedimet gjyqësore ndaj mercury

sfidanti.al