Modestia e Tabarez; refuzon ngritjen e statujës së tij në Montevideo

Oskar Tabarez di të ruajë modestinë e tij. këtë e bën duke refuzuar ngritjen e një statuje të tij në qendër të kryeqytetit uruguajan Montevideo. Ideja ishte e gjitha e drejtuesve të bashkisë së Montevideos që me këtë statujë shfaqën dëshirën për të nderuar trajnerin e Kombëtarës së Uruguajit.

Oskar Tabarez e ka gdhendur fort emrin e tij në futbollin uruguajan por edhe atë botëror. 71 vjecari është i vetmi trajner që ka mundur të drejtojë të njëjtën përfaqësuese në 4 edicione të Kupës së Botës; uruguajin në vitet 1990,2010, 2014 dhe 2018. me rinovimin e kontratës deri në 2022, Tabarez do të kërkojë të vendosë rekorde të reja sigurisht pa kërkuar shpërblime apo nderime të vecanta, sic është ngritja e statujës së tij në qendër të qytetit.

Megjithatë Tabarez e refuzoi një nderim të tille dhe sipas drejtuesve të Bashkisë, motivi ishte se kjo statujë do të shjkatërronte idenë e grupit të bashkuar që kombëtarja uruguajane po kërkon të transmetojë.

sfidanti.al