Moratti: Messin e doja te Interi

Në një intervistë të dhënë për “Radio Serie A”, ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti ka treguar se ka pikasur talentin e Messit që në fëmijëri dhe se ëndërronte që ylli argjentinas të luante një ditë me fanellën zikaltër. “A ka qenë ndonjëherë Leo Messi pranë Interit? Po. E kisha parë të luante me kombëtaren Under 19 të Argjentinës. Ky djalë fitoi ndeshjen i vetëm. Më impresionoi për karakterin dhe klasin që tregoi në fushën e lojës. Ishin gazetarët ata që më pyetën çfarë mendoja, nëse doja të bleja Ronaldinhon dhe unë iu thashë që më pëlqente Messi. Ai e mori vesh këtë gjë dhe nisi të na kontaktojë, por menaxhohej nga Barcelona, klubi që e kishte rritur. Më pëlqente shumë. Çdo vit më dërgonte fanellën e tij, çdo vit. A e imagjinoja Messin tek Interi? Sigurisht, pasi ai mund të luante kudo në fushë. Që fëmijë dukej që ishte një lojtar I një tjetër niveli”, ka thënë Massimo Moratti.

sfidanti.al