Morata gati kthimi në Torino, Reali çmenduri për yllin e Totenhemit

Alvario Morata është bezdisur nga minutat e pakta në dispozicion nga trajneri Zinedin Zidane dhe duket se ka vendosur ta lërë sërish Realin e Madridit dhe pikërisht për t’u rikthyer në Torino, ku me kampionët e Italisë kaloi një periudhë të artë. Juventusi ia ka lënë derën të hapur, por ka mundësi që Morata të mos gjejë shumë rezistencë edhe tek Reali.

Kampionët e Europës jënë shumë të interesuar për futbollistin 20 vjeçar të Totenhemit, Dele Ali, i cili është duke kaluar në një superformë në këtë sezon. Reali i Madridit është duke pagatitur një ofertë të lartë për anglezin, madje nëse nuk do të ishte ende në fuqi dënimi i FIFA-s, do ta tentonin transferimin e lojtarit të “Tre Luanëve” që në merkaton e janarit.

Sfidanti.al