Sezoni aktual është një makth për Monakon në kampionatin francez të futbollit. Skuadra nga principata është në një krizë të thellë dhe as ndryshimi i trajnerit nuk i ka përmirësuar gjërat për të. Monako që nuk njeh fitore që nga 11 gushti, ndodhet në vendin e fundit të klasifikimit dhe tashmë është krijuar një situatë e padurueshme për ndonjë prej futbollistëve të saj sic është rasti i Radamel Falkaos.
Ky i fundit po mendon seriozisht largimin nga Monako dhe sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle, ‘Marca’ ai i është vetëofruar Realit të Madridit. Klubi merenges duket se e ka të pamundur të marrë Ikardin, Levandovskin apo herri kejn dhe po e studion vërtet mundësinë që të sjellë kolumbianin në Santiago Bernabeu në merkaton e muajit janar.
Nëse ajo cfarë publikohet te Marca do të rezultojë e vërtetë, atëherë për Radamel Falkaon ky transferim do të jetë një rikthim në madrid pas aventurës që ai përjetoi në kryeqytetin spanjoll si sulmues i Atletikos së Madridit
sfidanti.al